Njoftim

Ministria e Punes dhe Mirëqenies Sociale ka filluar me procesin e regjistrimit, lëshimit të lejeve dhe licencimin e ofruesve jo publik të shërbimeve të punësimit, konform Udhëzimit Administrativ për licensimin e ofruesve jo publik të shërbimeve të punësimit, i cili është publikuar në web faqen e MPMS-së.
MPMS fton të gjithë ofruesit jo publik të shërbimit të punësimit të fillojnë me procedurat e regjistrimit, lëshimit të lejeve dhe licencimin e ofruesve jo publik të shërbimeve të punësimit. Me funksionalizimin e Agjencisë së Punësimit do të fillohet me procesin e monitorimit të funksionimit të këtyre ofruesve jo publik.
Adresa e aplikimit: Prishtinë, Rruga e Tiranës, pa numër, te objekti i Zyres së Punësimit në Prishtinë.