Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), shpall të hapur Programin e Vetëpunësimit për Vitin 2018, për personat e riatdhesuar në të gjitha komunat e Kosovës si dhe për punëkërkuesit e rregullt në disa komuna të Kosovës, të identifikuara si më në nevojë për mbështetje.
Nëpërmjet “Programit të Vetëpunësimit” synohet të mbështeten mbi 300 punëkërkues në krijimin e bizneseve të tyre. Qëllimi i “Programit të Vetëpunësimit” është të mbështesë krijimin e planeve të realizueshme të biznesit që janë në gjendje t’i mbijetojnë tregut konkurrues, duke promovuar vetëpunësimin si masë aktive të tregut të punës. Në kuadër të programit do të ofrohet mbështetje me mjete dhe pajisje për personat përfitues.
Afati i aplikimi vlen deri më 13 gusht 2018. Ftoj punëkërkuesit që të vizitojnë Zyrat e Punësimit për më shumë informacione rreth procedurave të aplikimi, apo të vizitojnë faqet: www.mpms.rks-gov.net dhe http://aprk.rks-gov.net , ku edhe mund të shkarkohen formularët e aplikimit.