Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me mbështetjen teknike të UNDP, shpall të hapur Programin e Subvencionimit në Pagë nisur nga sot, 16 mars 2018.
Ky Program do t’u ofroj punësim një vjeçar 120 të papunëve afatgjatë të regjistruar në Zyrat e Punësimit, në të gjitha Komunat e Kosovës. Me këtë rast, ftojmë kompanitë e sektorit privat të aplikojnë në Zyrat e Punësimit në komunat përkatëse, që të përfitojnë subvencionim prej 50% të pagës mujore, për çdo person të papunë që punësojnë për periudhën një vjeçare.
Afati i fundit për aplikim nga punëdhënësit dhe punëmarrësit është data 6 prill 2018 deri në ora 16:00.
Për informata më të hollësishme, kontaktoni zyrat e punësimit në qytetet tuaja dhe web faqen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Agjencionit të Punësimit të Republikës së Kosovës.