Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ka përmbushur me sukses të gjitha detyrat dhe obligimet e parapara në planin e veprimit për Reformë të Agjendës Evropiane (ERA).
Një gjë e tillë u konfirmua sot gjatë takimit të Këshillit Ministror nga ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, takim në të cilin u diskutua rreth zbatimit të planit të veprimit të reformës së agjendës evropiane dhe përmbushjes së obligimeve të dala për ministritë gjegjëse, si dhe zbatimit të Planit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA).
Ministri i MPMS-së, Skender Reçica raportoi gjatë takimit të Këshillit Ministror rreth masave për zbatimin e MSA-së, ku theksoi se MPMS ka përmbushur disa masa dhe është në fazën e përmbushjes së masave të tjera.
“Shpresojmë se gjatë këtij viti do të përmbushen të gjitha obligimet e MPMS-së, në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, tha ministri Reçica.