Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi për ndërtimin e shtëpive për familjet pa strehim në Komunën e Gjilanit.
“Shtëpi për familjet pa banim adekuat”.
Ministri Abrashi, së bashku me kryetarin e komunës së Gjilanit Lutfi Haziri,nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi për ndërtimin e shtëpive për familjet pa strehim adekuat në Komunën e Gjilanit. MPMS në kuadër ka përkrahur shumë komunat, dhe këtë vit pritet që rreth 100 familje të pranojnë banesat e shtëpitë e tyre të reja.