Vushtrri, më 30 shtator 2016
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi, dhe Kryetari i Komunës së Vushtrrisë z. Bajram Mulaku, lancuan projektin “Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta publike”. Ky projekt do të implementohet nga Qendra për Përkrahjen e Punësimit dhe Ruajtjen e Ambientit në Vushtrri.
Në implementimin e këtij projekti do të angazhohen punëkërkues nga Zyra e Punësimit në Vushtrri për një periudhë kohore 3 mujore, me pagesë me ç’rast, përparësi do të kenë shfrytëzuesitë e asistencës sociale kategoria e II-të si dhe punëkërkuesit nga komunitetet romë, ashkalinj dhe egjiptianë.
Ministri Abrashi dhe kryetari Mulaku, u dakorduan që edhe në të ardhmën të bashkëpunojnë në bashkëfinancimin e projekteve të tilla.