Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica priti në takim ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, z. Fayez Mishari Al-Jassim. Ministri Reçica, falënderoi ambasadorin për vizitën e tij bërë institucioneve të Kosovës dhe MPMS-së në veçanti. Ai gjithashtu e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ka pranuar nga shteti i Kuvajtit, dhënë për zhvillimin dhe shtetndërtimin e shtetit tonë.
Me këtë rast, Ministri Reçica e informoi z. Al-Jassim për gjendjen në Kosovë, me theks të veçantë me dikasterin që ai mbulon, duke theksuar se Kosova ka nevojë për ndihmën dhe bashkëpunimin me vendet mike, siç është Kuvajti. Z. Reçica e informoi për programin e Qeverisë së Kosovës me fokus zvogëlimin e papunësisë dhe punësimin e të rinjëve.