Prishtinë, më 28 dhjetor 2017
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, zhvilluan takimin e fundit për këtë vit gjatë të cilit u diskutuan disa nga zhvillimet dhe të arriturat kryesore përgjatë vitit 2017.
Ministri Reçica shprehu falënderimet e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe korrekt të BSPK-së me MPMS-në dhe ftoi që ky bashkëpunim të vijoj edhe në të ardhmen.
Këshilli Ekonomiko Social (KES) do të mbajë sot takimin e fundit për këtë vit dhe në lidhje me të, ministri Reçica dhe kryetari Ajdini u konsultuan rreth detajeve të nevojshme para fillimit të takimit.