Prishtinë, më 07 korrik 2020
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, priti sot në një takim përfaqësuesit e Sindikatës së re të Korporatës Energjetike të Kosovës, të prirë nga z. Selatin Sadiku. Me sindikalistët u diskutua për sfidat dhe vështirësitë në punë me të cilat po ballafaqohen punëtorët e kësaj korporate në kohë pandemie.
Ministria Reçica tha se është i gatshëm kurdoherë për bashkëpunim, duke potencuar se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është tejet e përkushtuar për të bashkëpunuar me të gjitha organizmat sindikale, që për mision kanë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe krijimin e kushteve sa më të mira për punë.