Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica, priti sot në një takim informues drejtorin regjional të GIZ z. James Macbeth Forbes me bashkëpunëtorë.
Ministri Reçica informoi të pranishmit lidhur me sfidat dhe problemet që ka hasur MPMS dhe prioritetet e Ministrisë për zgjidhjen e këtyre sfidave. Ai me këtë rast falënderoi përfaqësuesit e GIZ-it për mbështetjen që kanë dhënë për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Z. Forbes e uroi ministrin Reçica për detyrën e tij dhe kërkoi që të vazhdojë dhe thellohet bashkëpunimi në mes të MPMS dhe GIZ. Ministri Reçica dhe z. Forbes u dakorduan që për projektet e ardhshme të bashkëpunimit të ketë një komitet drejtues, nëpërmjet të cilit do të shqyrtohen projektet e përbashkëta.