Prishtinë, më 21 shtator 2020
Në arsyetimin e tij ministri Reçica tha se janë këta delegatë të cilët kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës më 2 korrik dhe 7 shtator dhe kanë vazhduar mbajtjen e mbledhjeve deri më 24 maj 1992.
Nga ky vendim 105 deputetë do të përfitojnë proporcionalisht shumën prej 2.733 euro. Për ata deputetë që nuk janë në jetë, kompensimin e plotë financiar të njëhershëm, do e gëzojnë bashkëshortja/e veja e deputetit, apo fëmija deri në moshën 18 vjeçare, ndërsa nëse janë në studime deri në moshën 26 vjeçare.
Me këtë vendim të sotëm, qeveria e Kosovës, përmbushi edhe një obligim ndaj atyre që në kohë të vështira patën guximin intelektual e kombëtar që të jenë krah me popullin duke shpallur Kosovën Republikë dhe duke nxjerrur Kushtetutën e Kaçanikut, akte këto të cilat i paraprinë zhvillimeve të mëdha në vitet e mëpasme në vendin tonë.