Ministri i MPMS-së, z.Skender Reçica, sot mori vendim për themelimin e komisionit mjekësor për vlerësimin e shkallës së invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky komision do të jetë i përbërë prej specialistëve të kualifikuar dhe të dëshmuar të fushave mjekësore. Pjesë e këtij komisioni do të jenë, në cilësinë e vëzhguesit, dhe nga një përfaqësues i ZÇKL-UÇK, një i KMDLNJ-së si dhe një përfaqësues nga Shoqata e Invalidëve të UÇK-së.