Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka dhënë një lajm të mirë për të gjitha familjet në Kosovë që janë përfituese të skemës së asistencës sociale.
Ministri Reçica ka njoftuar se, në kuadër të zbatimin të programit për rimëkëmbje ekonomike, në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar kemi marrë vendim që të ndajmë 7 milion e 500 mije euro për dyfishimin e pagesës së skemës së asistencës sociale për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, e cila do të realizohet çdo muaj bashkë me pagesën e rregullt të kësaj skeme sociale.
Gjithashtu, ministri Reçica tha se, kjo pa dyshim që është një ndihmë shumë e rëndësishme për këto familje, veçmas në ketë periudhë të vështirë pandemike nëpër të cilën po kalojmë.
“Ne si MPMS jemi shumë të përkushtuar për të qenë pranë qytetarëve tanë, veçmas pranë atyre që në këto ditë të vështira kanë nevojë për mbështetjen tonë”, ka thënë ministrit i MPMS-së, Skender Reçica.