Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Nenad Rashiq, vizitoi zyrën e Caritas Kosovës në Komunën e Graçanicës, ku u prit nga kryetari i Caritasit të Kosovës z.Viktor Sopi.
Gjatë këtij takimi ministri Rashiq tha se përmes projektit “ Home Care”, projekt ky që po realizohet mes Caritas Kosvës dhe MPMS-së, është paraparë përmirësimi për shërbimet shëndetësore shtëpiake dhe ambulator për familjet në nevojë të komunës së Graçanicës dhe zonave rurale të kësaj komune, të cilët kanë persona të sëmur dhe të moshuar në familje dhe që kanë nevojë për përkujdes shëndetësor shtëpiak.