Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, priti sot, në takim Ambasadorin e Belgjikës në Bullgari dhe njëherit Ambasadorin Jo-Rezident të Belgjikës për Kosovë, z.François Bontemps, së bashku me shefin e zyrës Belge, z.Jean-Louis Servais.
Ministri Reçica, falënderoi mysafirët për vizitën e tyre si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ka pranuar, nga mbreteria e Belgjikës, dhënë për zhvillimin dhe shtetndërtimin e shtetit tonë.
Ambasadori, z.François Bontemps, uroi Ministrin për përgjegjësitë e marra duke i uruar suksese.
Me këtë rast, Ministri Reçica e informoi Ambasadorin Bontemps për gjendjen në Kosovë, me theks të veçantë për programin e Qeverisë së Kosovës, me fokus zvogëlimin e papunësisë dhe punësimin e të rinjëve, duke theksuar se Kosova ka nevojë për ndihmën dhe bashkëpunimin me vendet mike, siç është Belgjika.
Ambasadori, z. François Bontemps u shpreh se në Kosovë bie në sy mosha e re e popullatës që është aset i çmuar për Kosovën. Ambasadori u zotua për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.