7 prill 2015- Në vazhdën e aktivitetit të tij, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi ka vizituar kompaninë amerikano- turke Bechtel & Enka, ku nga afër është njoftuar më punëtorët dhe ka parë kushtet në të cilat ata punojnë, poashtu është njoftuar me trajinimet që u janë ofruar punëtoreve që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin në punë.
Gjatë kësaj vizite në këtë kompani ministri Abrashi theksoi se kushtet në të cilat punojnë këta punëtorë janë të mira dhe se siguria e tyre në vendin e punës është në nivelin e duhur.