Prishtinë, më 14 prill 2016
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sot vizitoi shoqatën e grave pensioniste “Vita-Jeta”, me ç’rast u njoh me aktivitetin, kërkesat, si dhe problemet e funksionimit të kësaj shoqate.
Gratë pensioniste kërkuan nga ministri Abrashi që ndihma institucionale të jetë edhe pranë kësaj shoqate. Para ministrit ato parashtruan një varg kërkesash e problemesh që e përcjellin punën dhe aktivitetin e shoqatës. Në veçanti ato kanë përmendur pamundësinë e mbulimit të shpenzimeve komunale: ujin, rrymën, si dhe qiranë e lokalit ku veprojnë.
Ministri, Abrashi u tha atyre se do të shikohen të gjitha mundësitë ligjore e finanicare për t’i dalë në ndihmë shoqatës. Ai u premtoi atyre se MPMS do të marrë në konsideratë kërkesat e tyre, përfshirë edhe qiranë. “Ne do t’ju përkrahim brenda mundësive ligjore dhe buxhetore. Do të jemi vazhdimisht në kontakt dhe së bashku do të shqyrtojmë problemet me të cilat ballafaqohet shoqata e juaj”, tha në fund të takimit, ministr, Arban Abrashi.