27 gusht 2015- Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale z.Arban Abrashi priti sot në takim znj.Marieluise Beck, deputete e Grupit parlamentar të Partisë së Gjelbërt në Bundestagun gjerman dhe njëhkohësisht anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropes.
Znj.Beck dhe Ministri Abrashi diskutuan për debatin në Gjermani që Kosova të shpallet vend i sigurt i prejardhjes dhe ndër tjerash Ministri Abrashi prezantoi planet e Ministrisë për të lehtësuar rrugët ligjore për migrimin qarkorë të punës dhe negocimin me Qeverinë gjermane për kuotat respektive. Deputetja gjermane Beck u shpreh e sigurt në bashkëpunimin e mirë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Qeverisë gjermane.