Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi ka pritur në takim pune sot përfaqësues të Bankës Botërore me të cilët u zhvilluan biseda për cështje të ndryshme të interesit të përgjithshëm.
Ministri Abrashi i njoftoi ata me sfidat dhe planet që ka ai dhe ministria të cilën e drejton, duke qenë i hapur për bashkëpunim në mënyrë që ato të realizohen sa më mirë dhe të jenë në favor të qytetarëve.
Në takim u diskutuan çështje të ndryshme si Ligji i Punës, çështjet që kanë të bëjnë me punësimin dhe me theks të vecantë mbështetja që Banka Botërore mund të ofrojë përmes asistencës teknike në fusha te ndryshme si në çështjet e punësimit, pensioneve dhe shërbimeve sociale. Përfaqësuesit e Bankës Botërore u shprehën të gatshëm që tu përgjigjen shpejt kërkesave të ministrisë për ta përkrahur në mënyrë që asistenca teknike e ofruar të realizohet brenda një afati sa më shkurtë.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Banka Botërore u zotuan bashkarisht që bashkëpunimi të jetë edhe më i shpeshtë e rrjedhimisht edhe më i frytshëm.