Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, z.Arban Abrashi priti sot në takim Kryetarin e Shoqatës së Personave me Aftësi të kufizuara, z.Agim Vatovcin.
Në takim, pos tjerash, Ministri prezantoi skemën e subvencionimit të pagave për punonjësit e rinj, sipas së cilës parashihet subvencionimi i pagave për personat me aftësi të kufizuara në një periudhë prej nëntë muajsh.
Në takim gjithashtu u diskutua edhe për punën e shoqatave që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuara dhe mundësitë për bashkëpunim në mes të MPMS-së dhe këtyre shoqatave.