Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale z.Arban Abrashi priti sot në takim përfaqësues te Odës Ekonomike Amerikane.
Bashkëpunimi në mes të Ministrisë që z.Abrashi drejton dhe Odës Ekonomike Amerikane pritet të jetë i frytshëm meqenëse Oda Ekonomike Amerikane do të jetë anëtar vëzhgues në Këshillin Ekonomik Social.
Projekte të ndryshme të interesit social do të jenë urë lidhëse në mes të këtyre dy subjekteve të cilat bashkarisht u zotuan për rezultate sa më të mira dhe më të favorshme për qytetarët e Republikës së Kosovës.