Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti sot në takim një delegacion nga UNDP të udhëhequr nga z. Olivier Adam, Zëvendës Drejtor Rajonal për Evropë dhe ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik. Duke falënderuar UNDP-në për ndihmën e pareshtur që i ka ofruar ajo Kosovës, Ministri Abrashi prezantoi para z. Adam projektet të cilat i ka ndërmarrë si ministër i MPMS-së, sfidat me të cilat ballafaqohet kjo ministri dhe iniciativat për të përkrahur bizneset që ndihmojnë grupet e ndjeshme shoqërore. Zoti Adam nga ana tij ofroi ndihmën e UNDP-së për MPMS-në dhe Qeverinë e Kosovës në përgjithësi dhe u interesua sesi mund të thellohet më tej bashkëpunimi i deri tashëm.