Në kuadër të agjendës zyrtare, sot Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi, zhvilloi takim me homologun e tij z. Jari Lindstrom, Ministër i Drejtësisë dhe Punësimit. Në takim u diskutua për mundësitë dhe bashkëpunim mes dy vendeve dhe për përkrahjen e Finlandës për MPMS-në, kryesisht në fushën e punësimit, me theks të veçantë për grantet për biznese dhe subvencionimin e pagave.
Ministri Abrashi do të takojë edhe departamente tjera nga fusha e shërbimeve sociale, si dhe përfaqësues të diasporës kosovare në Finlandë.