Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi ka pritur sot në takim pune drejtuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Shaban Kajtazi.
Në këtë takim u diskutua lidhur me procesin e kategorizimit të pensioneve të pensionistëve kontributdhënës sipas shkallës së edukimit të tyre. Ministri i njoftoj mysafirët se procesi i kategorizimit është duke shkuar drejt finalizimit, janë duke u përpunuar afër 17,000 aplikime për kategorizim dhe se pritet që pagesa retroaktive për 4 muaj për këto kategori të bëhët deri në fund të këtij muaji. Gjatë këtij takimi u arrit edhe pajtushmeria për shumën që do të marrin pensionistët kontributdhënës sipas edukimit, propozim që do të paraqitet në mbledhjen e ardhshme të Qeverise për aprovim.