Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, lidhur me shkrimin në të përditshmen “Koha Ditore” të datës 27.03.2014 me titull “Hidhen dyshime për heqje të mitrave e abuzime seksuale me pacientë në Shtime” dhe artikullin po në këtë të përditshme të datës 28.03.2014 “Prokuroria nis hetimet për abuzime të pacientëve në Shtime”, me autorë Vehbi Kajtazi e Saranda Rama, deklaron se fuqishëm mbështetë hetimet e ndërmarra nga organet e hetuesisë dhe se do të ofroj mbështetje dhe përkrahje të plotë për këto organe deri në zbardhjen e plotë të pretendimeve të paraqitura nga “Koha Ditore”.