FTESË PËR MEDIA

Të premten, më datë 28.10.2016, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Organizatën Joqeveritare “Voice of Roma, Ashkali and Egiptian”, e cila do të mbahet në sallën e takimeve të MPMS-së. Ky aktivitet i MPMS-së do të zhvillohet nga ora 14:00.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi synon të ketë një zgjerim të përfshirjes së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptianë në punësimin e tyre përmes shërbimeve dhe masave aktive të tregut të punës, të cilat i ofron Zyra e Punësimit duke i ofruar mundësi të barabarta në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi.
Ftojmë mediat të përcjellin këtë aktivitet.