Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Besart Dreshaj, priti sot në takim Presidentin e Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare me seli në Francë, z. Tahir Shabani.
Gjatë takimit me kryetarin e Shoqatës Franko-shqiptare, Zëvendësministri Dreshaj përgëzoi z.Tahir Shabani për angazhimin e tij në krijimin e kontakteve dhe lehtësimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Francës në sfera të ndryshme.
Dreshaj dhe Shabani diskutuan rreth mundësisë që Kosova të ndërtojë ura bashkëpunimi të miqësisë me Francën dhe Kosovën.
Zëvendësministri Dreshaj ofroi mbështetje të plotë për Shoqatën e Miqësisë Franko-Shqiptare dhe tha se MPMS është e gatshme për të bashkëpunuar në organizimet e shoqatës që do të pasojnë në te ardhmen.
Ndërkaq, Shabani falënderoi zëvendësministrin Dreshaj për pritjen dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtejmë.