Departamenti për Punë dhe Punësim
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Punë dhe Punësim janë:
1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive/ të punësimit dhe aftësimit profesional;
1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit nga fusha e punësimit dhe aftësimit profesional;
1.3. Bashkëpunon me akterët relevantë për zhvillim të aktiviteteve;
1.4. Propozon inicimin e marrëveshjeve rajonale, bilaterale dhe multilaterale ndërkombëtare në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional;
1.5. Realizon analiza të tregut të punës dhe harton raporte periodike;
1.6. Propozon kuotën vjetore për punësimin e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës;
1.7. Monitorimi i punës së institucioneve të punësimit dhe aftësimit profesionale;
2. Udhëheqësi i Departamentit të Punës dhe Punësimit raporton tek sekretari i përgjithshëm.
3. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:
3.1. Divizioni për Politika të Punësimit;
3.2. Divizioni për Aftësimeve Profesionale;
3.3. Divizioni për Koordinimin dhe Monitorimin e Zyrave të Punësimit
4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Punës dhe Punësimit është 24.