18 shtator 2015- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi së bashku me drejtorin e Institutit Special të Shtimës z. Xhemajl Dugolli, vunë gurthemelin e objektit që do të shfrytëzohet si administratë për punonjësit e Institutit Special të Shtimës. Ministri Abrashi tha se do të vazhdoj të investoj edhe më tutje në këto institucione të cilat përballën me një kategori mjaftë të ndjeshme. Përmes këtij investimi, do të lirohen hapësira për residentët në Institutin Special në Shtime, rrjedhimisht do të mundësohet kategorizimi i rezidentëve të institutit dhe përmirësim i shërbimeve të ofruara në Institut. Drejtori i ISSH-së z. Xhemajl Dugolli e falenderoi ministrin Abrashi për këtë investim, dhe në fund shtoi se edhe më tutje do të vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjelltë me MPMS-në.