Ministri i Punës dhe Mrëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti sot kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashin.
Në këtë takim u diskutua për format e bashkëpunimit dhe implementimit të projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të kësaj komune.
Në veçanti u bisedua për projektet për banim social ‘Hade 1 dhe 2’. Ministri Abrashi tha se këto projekte tashmë janë të përfunduara dhe në proces është formimi i komisionit për përzgjedhjen e familjeve përfituese. Ai ka shtuar se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, do të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte tjera, të cilat do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Komunës së Obiliqit.
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka falënderuar ministrin Abrashi për bashkëpunimin ndërinstitucional, duke theksuar se ky projekt i financuar nga Ministria e Punës do të zgjidhë çështjen e banimit për shumë familje, të cilat një kohë të gjatë ballafaqohen me këto probleme.