Ministri Abrashi takoi Ambasadoren Jacobson

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi dhe ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Jacobson mbajtën sot takimin e parë prej kur z. Abrashi u emërua në detyrë. Ambasadorja Jacobson e uroi z. Abrashi për emërimin e tij dhe u zotua që ambasada amerikane do të vazhdojë ta përkrahë këtë ministri.

Ministri Abrashi i shprehu falënderim të veçantë ambasadores Jacobson për vizitën e saj dhe për vazhdimin e mbështetjes të qeverisë amerikane për Republikën e Kosovës. Z. Abrashi u zotua se menjëherë do të fillojë të punojë për të ndihmuar në krijimin e vendeve të punës dhe në zhvillimin e programeve aftësuese të punësimit.