RRETH PROJEKTIT

Përfituesit e Projektit Mbështetje ndaj Inspektoratit të Punës për luftën kundër punës së padeklaruar: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Inspektorati i Punës Autoriteti Kontraktues: Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

Kontraktuesi: ARCHIDATA S.r.l. Termi i Projektit: Korrik 2018 to Korrik 2020

HYRJE

Ekonomia formale së bashku me shëndetin dhe sigurinë në punë janë ndër prioritetet kryesore të nivelit të lartë në rrugën e pranimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Një nga angazhimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit është përmirësimi i kushteve të punës për punonjësit e Kosovës përmes përafrimit gradual të legjislacionit kombëtar me Acquis të BE-së dhe përputhja e ligjeve dhe rregulloreve të reja me implementim dhe zbatim të masave adekuate.“Mbështetje ndaj Inspektoratit të Punës për luftën kundër punës së padeklaruar” është një projekt dyvjeçar i financuar nga BE me objektiv të përgjithshëm; rritjen e punësimit formal në Kosovë. Qëllimi i këtij projekti është funksionimi më i mirë i Inspektoratit të Punës i arritur me anë të:

  • reduktimit të punës së padeklaruar nëpërmjet inspektimeve të kryera dhe rregulloreve të zbatuara;
  • reduktimit të aksidenteve dhe sigurisë së përmirësuar në punë përmes inspektimeve të kryera, rregulloreve dhe gjobave të apIikuara.

Këto objektiva do të arrihen me anë të tre komponentëve të ndërlidhur:

Komponenti 1: Rritja e kapaciteteve të Inspektoratit të Punës, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe partnerëve socialë për sigurimin e kushteve të kënaqshme të punës dhe promovimin e punësimit formal.

Komponenti 2: Rritja e praktikave të inspektimit të punës për të siguruar kontrolle efikase dhe efektive të shëndetit dhe sigurisë në punë dhe të marrëdhënieve të punës (me fokus të veçantë në kushtet formale të punës).

Komponenti 3: Implementimi i strategjisë ndërsektoriale të komunikimit dhe ndërgjegjësimit publik për reduktimin e punës së padeklaruar dhe sigurimin e kushteve më të mira të punës.

Komponenti i parë i projektit lidhet me forcimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative të institucioneve përfituese në përafrimin dhe harmonizimin ligjor, në zhvillimin e politikave kombëtare dhe planifikimin e veprimit, si dhe në forcimin e sistemit të koordinuar ndërinstitucional. Komponenti i dytë është përqendruar në forcimin e kapaciteteve njerëzore të institucioneve përfituese për të qenë në gjendje të zbatojnë strategjitë dhe legjislacionin e ri dhe i treti synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për përfitimet e punës formale dhe kushteve të sigurta të punës.

“This website has been produced with the assistance of the European Union. The contents of this website can in no way be taken to reflect the views of the European Union.”