Ftesë

Projekti i asistencës teknike “Mbështetje për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për zbatimin efikas dhe efektiv të masave aktive të tregut të punës” dhe Zyra e BE në Kosovë dëshirojnë t’ju ftojnë të aplikoni për klinikat e projektit për Thirrjen e BE për Propozime “Përmirësimi i hyrjes në tregun e  punës për grupet në nevojë përmes ndërmarrjeve sociale dhe MATP-të ”.

Klinikat e projektit janë të organizuara me qëllim që tu ndihmohet aplikantëve, projektet propozimet e të cilëve janë në një nivel të përparuar të përgatitjes dhe të cilët kanë nevojë për ndihmë përfundimtare në hartimin e përshkrimit të veprimit ose të rëndësisë (Description of the Action; Relevance of the Action), në mënyrë që të përmirësojnë cilësinë e propozimeve të projektit.

Këto klinika janë këshillim sy më sy ku ekspertët e projektit i ofrojnë aplikuesit ndihmë si në aspektin teknik ashtu edhe përmbajtësor, duke iu referuar elementëve që kerkohën në Koncept Notën (Concept Note). Më konkretisht, drafti i projekt propozimit do të vlerëoshet nga ekipi i ekspertëve dhe në bazuar në këtë do të ju ndihmojmë se si të zhvilloni më tutje pjesën e cila përshkruan rëndësinë e projektit, përshkrimit e akterëve, elementët e vlerës së shtuar, përshkrimin e projektit dhe elemente të tjerë me rendësi.

Klinikat e projektit do të zhvillohen nga 4 deri më 8 Nëntor 2019. Çdo aplikant i regjistruar do të marrë informacion për datën, kohën dhe vendin ku do të zhvillohet klinika.

Të gjithë ata që janë të interesuar të marrin pjesë në klinika duhet të regjistrohen me kohë, pasi numri i pjesëmarrësve për secilën klinikë është i kufizuar.

Për tu regjistruar në klinikat e projektit, ju lutemi dërgoni informacionin e mëposhtëm në e-mailin e project-clinics@almm.eu

1) EMRI I APLIKUESIT

2) EMRI DHE MBIEMRI I PERSONIT QË DO TË MARRË PJESË NË KLINIKË

3) VENDONDODHJA E APLIKUESIT

4) E-MAIL

5) NUMRI I TELEFONIT

Për më tepër, me regjistrimi të gjithë aplikantët duhet të paraqesin draftin e Konceptit të tyre (të paktën drafti i veprimit duhet të bëhet në Koncept Notën) në mënyrë që ekspertët e projektit të përgatiten për këshillimin sy më sy. JU LUTEMI VINI RE, REGJISTRIMET PA DRAFTIN E KONCEPTIT (SË PAKU PËRSHKRIMI I VEPRIMIT) NUK PRANOHEN.

Regjistrimet janë të hapura deri më 31 Tetor 2019.

Link per materialet https://ln2.sync.com/dl/ab07efe60/t6yq6h9h-beft2s3r-k2tp36i7-crcunvtc