NGRITJA E KAPACITETEVE

Rishikim strategjik i Strategjisë për Punësim dhe Mirëqenie Sociale – Strategjisë Sektoriale (2018-2020) dhe Planit të Veprimit për Rritjen e Punësimit të të Rinjve

Artan Loxha, ekspert i projektit, ka punuar intensivisht me Departamentin për Integrime Evropiane, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe me Grupin drejtues për implementimin e Strategjisë Sektoriale të MPMS-së dhe me Grupin Drejtues Ndërministror për Implementimin dhe Monitorimin e Planit të Veprimit për Punësimin e të Rinjve, që të ndërmarrin rishikimin e implementimit të Strategjisë së Punësimit dhe Mirëqenies sociale – Strategjia e Sektorit (2018-2020) dhe Planit të Veprimit për Rritjen e Punësimit të të Rinjve gjatë vitit 2018. U mbajtën dy punëtori për të mbështetur procesin e rishikimit, më 29 mars 2019 dhe 26 korrik 2019. Si rezultat i procesit të rishikimit, u zhvilluan dy raporte monitorimi që janë në proces të finalizimit dhe të përkthimit në anglisht në mënyrë që të qarkullohen më gjerësisht.

Gjetjet nga procesi i rishikimit do të përdoren për të identifikuar projekte me prioritet që do të zhvillohen për implementim në të ardhmen nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nga Agjencia për Punësim. Për ta përkrahur këtë proces, ekipi i projektit ka zhvilluar një sërë mjetesh të linjës: Formulari për Identifikimin e Linjës së Projektit; Linjën e Përbashkët të Projektit dhe Databazën për Monitorimin e Implementimit të Strategjisë si dhe kriteret për prioritet për seksionin e projekteve me prioritet.

Arritja

Raporti Vjetor i Monitorimit për 2018 – Plani i  Veprimit për Punësimin e të Rinjve (2018-2020); dhe Raporti Vjetor i Monitorimit për 2018 – Strategjia e Sektorit të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale (2018-2022).

Zhvillimi i kornizës ligjore të ndërlidhur me Ndërmarrjet Sociale dhe përkrahje për ngritje të kapaciteteve

Aktualisht 1 në 4 ndërmarrje të reja që krijohen në Bashkimin Evropian është ndërmarrje sociale (1 në 3 në Francë, Belgjikë dhe Finlandë).
Nisma për Biznese Sociale e Komisionit Evropian.

Fokusi kryesor i projektit është zhvillimi i kornizës ligjore për Ndërmarrje Sociale. Në nëntor 2018, Kuvendi miratoi Ligjin për Ndërmarrje Sociale 06/L-022, që u botua në Gazetën zyrtare të Kosovës më 26 nëntor 2018 (Numri i referencës 2018/20). Për të mbështetur më tej procesin e legjislacionit, projekti emëroi dy ekspertë, Qerkin Berishën dhe Muhamet Brahimin që ta përkrahnin Grupin Punues të krijuar me vendim të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale për të zhvilluar katër Udhëzime Administrative në mbështetje të zbatimit të ligjit të ri. Grupi Punues i hartoi katër Udhëzimet Administrative në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Administratës Publike (Departamenti për Regjistrimin e OJQ-ve) dhe me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Më pas, Udhëzimet Administrative u nxorën për konsultime publike.

Katër Udhëzimet Administrative janë si vijon: 

  • UA 1: Procedurat për regjsitrimin e Ndërmarrjeve Sociale (Neni 9, Ligji Nr. 06/L-022 për Ndërmarrje Sociale); dhe
  • UA 2: Procedurat e raportimit për arritjen e objektivave sociale dhe raporteve financiare (Neni 19, Ligji Nr. 06/L-022 për Ndërmarrje Sociale).
  • UA 3 Procedurat dhe dokumentacioni i nevojshëm për të dhënë, refuzuar ose tërhequr statusin e Ndërmarrjes sociale dhe përbërjen e komisionit ministror përkatës (Neni 11, Ligji Nr. 06/L-022 për Ndërmarrje Sociale); dhe
  • UA 4: Afati për pagesën e gjobavem procedurave dhe ankesave (Neni 29, Ligji Nr. 06/L-022 për Ndërmarrje Sociale).

Për ta realizuar këtë punë, u analizua korniza më e zgjeruar relevante ligjore, përfshirë:  Ligji për Ndërmarrje Sociale; Ligji për Lirinë e Asociimit të OJQ-ve (Ligji Nr. 03/L-134); Ligji për Shoqëritë Tregtare (Ligji Nr. 06/L-016); Legjislacioni për Kontabilitet Financa dhe Auditim, Legjislacioni Tatimor dhe legjislacioni mbështetës dytësor ekzistues, si dhe raportet dhe dokumentat relevantë të politikave.

Output

U hartuan katër Udhëzime Administrative që mbështesin zbatimin e Ligjit të ri për Ndërmarrje Sociale.

Përveç përkrahjes për hartimin e Udhëzimeve Administrative, ekipi i projektit po punon edhe me Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale për të: (i) zhvilluar mandatin, rolet dhe përgjegjësitë e Njësisë së re për Ndërmarrje Sociale që do të themelohet në kuadër të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale; (ii) zhvilluar një Doracak të hollësishëm për të përkrahur Njësinë e re për Ndërmarrje Sociale, komisionet që pritet të krijohen përmes Udhëzimeve Administrative, si dhe ato organizata në Kosovë që dëshirojnë të regjistrohen dhe të veprojnë si Ndërmarrje Sociale; dhe (iii) vlerësuar nevojat për trajtime/ngritje të kapaciteteve të stafit të propozuar të Njësisë së re për Ndërmarrje Sociale; organet dhe komisionet relevante dhe ministri dhe autoritete të tjera me përgjegjësi nën legjislacionin e ri, përkatësisht Ministrinë e Administratës Publike, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Administratën Tatimore.

Trajnimi i stafit të autoriteteve vendore dhe lokale dhe i partnerëve socialë se si të dizajnojnë Masa Aktive për Tregun e Punës që janë efektive

Në bazë të konkluzioneve të Vlerësimit për Nevojat për Trajnim, u dizajnuan dhe mbajtën 3 ditë të trajnimit pjesëmarrës. Trajnimi u mbajt nga eksperti i projektit Mladen Vojkovic, për Agjencinë për Punësim (zyra qendrore, Qendrat për Aftësim Profesional dhe Zyrat për Punësim); Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale; Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; komunat; Këshillet Rinore; Qendrat për Punë Sociale dhe organizatat joqeveritare.

Moduli 1 i trajnimit mbulon temat e zhvillimit dhe implementimit të politikave – përfshirë menaxhimin strategjik për zhvillim të politikave, dizajnimin e projektit dhe implemetimin e tij. Trajnimi u mbajt duke përdorur një përzierje të prezantimeve, diskutimeve dhe punës në grupe ku grupet punuese u morën me shembuj nga realiteti të cilët ata i formësuan dhe i dizajnuan në detaje duke përdorur njohuritë dhe shkathtësitë e marra gjatë trajnimit. Deri më sot janë mbajtur katër trajnime të Modulit 1 në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Mitrovicë, ku trajnimi është mbajtur për 78 pjesëmarrës. Duhet vërejtur se pjesëmarrja në trajnime ishte e konsiderueshme dhe niveli i interesimit, qasjes dhe etikës së punës së pjesëmarrësve për çdo lëvdatë. Trajnimi final i Modulit 1 do të mbahet gjatë kësaj periudhe më 18 – 20 shtator 2019 në Prishtinë.

Në bazë të rezultateve të trajnimit të Modulit 1, do të dizajnohet dhe mbahet Moduli 2 për një grup më të vogël të pjesëmarrësve, të cilët kanë njohuri të nivelit më të avancuar dhe/ose ide për projektin që do të donin t’i zhvillojnë më tej. Për këtë program trajnimi, ekipi i projektit do të ofrojë më shumë përkrahje të individualizuar dhe intensive për dizajnimin dhe realizimin e projektit.

Arritjet deri më sot

78 pjesëmarrës janë trajnuar për 3 ditë për tema të zhvillimit dhe implementimit të politikave – përfshirë menaxhimin strategjik për zhvillim të politikave, dizajnim dhe implementim të projekteve.

Zhvillimi i mëtejshëm i SIM të Punësimit

Është duke përfunduar puna për përfundimin e zhvillimit të modulit të ri për monitorimin dhe vlerësimin e skemave të granteve, që do të përfshihet në Sistemin e Informacionit për Menaxhimin e Punësimit (SIMP) të Agjencisë për Punësim. Këtë punë po e kryen ekspertja e projektit Zana Tabaku. Në databazën e SIMP-it janë zhvilluar tabelat dhe procedurat e ruajtura për secilin grant, marrëveshje/kontratë që do të regjistrohet në SIMP. Algoritmi i propozimit automatik nën modulin e profilizimit është azhurnuar në mënyrë që përfituesit e skemave të granteve të merren direkt nga lista e pritjes si të papunësuar me rrezik të lartë të papunësisë afatgjatë. Përveç kësaj, është caktuar dhe një cak i posaçëm për kategorinë e asistencës sociale dhe grupeve në nevojë.

Zhvillimet e kërkuara për sistemin janë ndarë në 2 Faza. Faza 1: Zhvillimi i sistemit SIMP të Agjencisë për Punësim, për të përfshirë informacionin dhe proceset që kanë të bëjnë me skemën e granteve, që ka përfunduar në periudhën prill – maj 2019, dhe Faza 2: Monitorimi dhe Raportimi kanë përfunduar me sukses në gusht 2019.  

Arritja

Sistemi SIMP është azhurnuar me sukses për të mundësuar monitorim dhe vlerësim më efektiv të skemave të granteve.

Përmirësimi i modelit të aftësimit të kombinuar për aftësime profesionale

Gjatë muajve prill dhe maj 2019, Znj. Meri Lorencic, një eksperte nga Sllovenia iu bashkua ekipit për të punuar me Agjencinë për Punësim, Departamentin për Qendrat e Aftësimit Profesional. Gjatë një sërë takimesh në nivel qendror dhe gjatë vizitave në terren në Qendrat për Aftësim Profesional në Pejë, Prishtinë dhe Mitrovicë dhe tek punëdhënësit lokalë, Znj. Lorencic punoi me Departamentin për Aftësime Profesionale për të përmirësuar modelin ekzistues të aftësimeve të kombinuara. Ky model kombinon trajnimin teorik që mbahet në Qendrat për Aftësime Profesionale me aftësim më praktik që mbahet në lokalet e punëdhënësve.

Znj. Lorencic ka përvojë të gjatë pune në sektorin e punësimit, për 38 vjet, përfshirë si Këshilltare për Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Punësimit të Sllovenisë dhe për ETF (European Training Foundation).

Arritja

Propozimi për Fuqizimin dhe Përmirësimin e Efektivietit dhe Efikasitetit të Aftësimit të Kombinuar.

Propozimi për Doracakun për Procedurat e Kontraktimit të Aftësimit Profesional të Akredituar tek Ofrues të Jashtëm të Aftësimeve

Gjatë muajve prill dhe maj 2019, Znj. Lorencic gjithashtu ka punuar me Agjencinë për Punësim, Departamentin për Qendrat për Aftësime Profesionale për të zhvilluar doracakun se si Agjencia për Punësim mund të kontraktojë me më shumë efektivitet aftësimin profesional tek ofruesit e jashtëm të aftësimeve. Përveç diskutimeve të zgjeruara me Agjencinë për Punësim, konsulentja u takua edhe me një sërë ofruesish të akredituar të aftësimeve, me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe me Agjencinë Kombëtare të Kualifikimeve. 

Arritja

Propozimi për Doracakun për Kontraktimin e Aftësimeve të Akredituara tek Ofrues të Jashtëm të Aftësimeve.

“This website has been produced with the assistance of the European Union. The contents of this website can in no way be taken to reflect the views of the European Union.”