Ministri Abrashi: Do të punësohen rreth 600 punëtorë

Prishtinë, 24 Prill- Ministri i MPMS z. Abrashi u takua me përfaqësuesin e kompanisë B. L Harbert International, z. Brian J Kelly. Kjo kompani tani do të fillojë me ndërtimin e objektit të Ambasadës Amerikane në Kosovë. Ky takim ishte në vazhdën e disa takimeve të mbajtuara më herët dhe tani po finalizohet me hapjen e konkurseve për punësimine e deri 600 punëtorëve të profileve të ndryshme që do të punojnë në këtë projekt. Konkurset do të hapen në të gjitha qendrat e punësimit të MPMS dhe me këtë rast ftohen punëkërkuesit që të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për punësim.

Në këtë takim Ministri me përfaqësuesin e kompanisë u dakorduan që të shfrytëzohen qendrat e aftësimit profesional për testimin paraprak të këtyre punëkërkuesve për profesione të ndryshme. Ftohen punëkeruesit që të shfrytezojnë këtë mundësi punësimi si dhe mundesinë e ngritjes së tyre profesionale.