Hapet Panairi i Punësimit në komunën e Lipjanit

12 qershor 2015- Sot në qendrën sportive “Better Life” në komunën e Lipjanit, Bechtel-Enka GP Autostrada e Kosovës “Arbën Xhaferi” R6, organizoi panairin e punës. Ky aktivitet u ndoq nga afër nga Kryetari I Komunës së Lipjanit z.Imri Ahmeti dhe Ministri I Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi.
Z. Ahmeti falenderoi kompaninë Bechtel-Enka GP, për angazhimin e marrë për punësimin e qytetarëve nga kjo komunë, dhe vlerësoi bashkëpunimin e kompanisë me komunën. Nga ana e tij Ministri Abrashi poashtu shprehu vlerësimin për kompaninë Bechtel-Enka GP, në punësimin e stafit lokal nga shumë vise të Kosovës,dhe në mënyrë të vecantë programin e saj të sigurisë teknike dhe programit të trajnimit dhe kualifikimit në punë që iu ofrohet të punësuarve në këtë kompani.

Drejtori I Projektit z. Chris Jennions theksoi se e vlerëson lartë bashkëpunimin e stafit lokal pasi suksesi I këtyre viteve pa diskutim I dedikohet atyre. “Bechtel-Enka GP në vazhdimësi do të ngris numrin e të punësuarve lokal, të cilët luajn një rol të rëndësishëm në zbatimin e këtij projekti” – tha ai.

Bechtel Enka GP tashmë është duke avancuar në punimet për ndërtimin e Autostradës “Arber Xhaferi” R6. Punimet për ndërtimin e kësaj vepre madhore nisën 11 muaj më parë, më 3 Korrik 2014.

Projekti parashikon të lidhë Prishtinën me kufirin e Kosovës me Maqedoninë, në pikën kufitare të Hanit te Elezit.