Reçica takon përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur në takim sot përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, nga të cilët u informua rreth procesit sa i përket Koncept-Dokumentit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Persona të Zhdukur.

Në takim u diskutua me theks rreth çështjes së pensioneve të dyfishta. Ministri Reçica i njoftoi pëfaqësuesit e Komisionit se në Koncept-Dokumentin për reformë pensionale të hartuar nga MPMS, i cili është miratuar në Qeveri, është paraparë edhe trajtimi i pensioneve të dyfishta.

“Ky Koncept-Dokument i përshtatet më së miri situatës socio-ekonomike të vendit dhe synon trajtimin meritor të të gjitha kategorive, andaj është e rëndësishme që ky koncept të merret parasysh nga komisonion i krijuar në Kuvend, i ngarkuar për të hartuar Kodin e Pensioneve, si dhe të konsultohet edhe nga Komisoni Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjatë plotësim ndryshimit të Ligjit për persona të zhdukur”, tha ministri Reçica.