Reçica takon eksperten e shëndetësisë nga Austria, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti sot në takim zëvendësamabasadoren austriake, Eva Elisabeth Michlits dhe eksperten e shëndetësisë nga Austria, Elisabeth Campestrini.

Temë diskutimi ishte mundësia e bashkëpunimit sa i përket konceptit të krijimit të “Librezës së nënës dhë fëmijës”, që do të kishte rol në përmirësimin e shëndetit të fëmijëve në Kosovë dhe mirëqenies sociale të tyre, posaçërisht në ekzaminimin e hershëm të sëmundjeve dhe përmirësimin e gjendjes në raport me vdekjet e hershme të të posalindurve.

Ministri Reçica tha se MPMS do të jetë e gatshme të shoh në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit, për implementimin e idesë së krijimit të librezave për nënën dhe fëmijën, përbrenda kompetencave dhe kapaciteteve të mundshme.