Reçica dhe Lluka-Davies diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit për të rinjtë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim Dorina Lluka-Davies, përfaqësuese për Kosovë e organizatës botërore për të rinj “YMCA”.

Reçica dhe Lluka-Davies diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit, me theks të veçantë për të rinjtë dhe fëmijët.

Nga znj.Lluka-Davies, ministri u njoftua rreth projektit të kësaj organizate për ndërtimin e një qendre të edukimit jo formal në Kosovë gjatë këtij viti dhe shërbimeve që do të ofrohen aty.  Ministri Reçica shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar në çështjet për të cilat MPMS mund t`i bashkërendojë veprimet.