Zv/ministri Makolli merr pjesë në programin “Coca-cola përkrah rininë”

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli si përfaqësues i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ishte i pranishëm në eventin e rrjetëzimit “Coca-Cola përkrah rininë”, organizuar nga Kompania “COCA COLA HBC-Kosovo”. E veçanta e këtij programi ishte fuqizimi i të rinjve në zhvillimin dhe motivimin e tyre në ngritjen e kapaciteteve konkuruese në tregun e punës. Si rrjedhojë e këtij programi, gjatë këtij eventi u certifikuan 150 të rinj të cilët kanë ndjekur trajnimin gjatë muajve tetor-nëntor 2018 ku më pas janë fuqizuar në tregun e punës dhe vetëpunësim.

Programi në fjalë “Coca Cola përkrah rininë” synon të gjej dhe të jap mundësitë më të mira tek të rinjtë tanë në mënyrë që ata gradualisht të perfeksionojnë potencialin e tyre për një performancë më të suksesshme në të ardhmen.
Zv/ministri Makolli duke potencuar faktin se Republika e Kosovës në vete përbën një popullsi të re, ai tha se tanimë institucionet e vendit janë të fokusuara të zhvillojnë aftësimin e kapitalit njerëzor duke e konsideruar rininë si potencialin kryesor për zhvillim në vendin tonë.
“Republika e Kosovës përbëhet nga një popullësi e re, prandaj institucionet tona janë fokusuar në zhvillimin dhe aftësimin e kapitalit njërëzor duke e shikuar rininë si resursin kryesor”, ka thënë z. Makolli.

Z. Makolli mes tjerash është shprehur dhe njëkohësisht është zotuar se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e cila në fokus të përditshëm e ka rininë dhe zhvillimin e saj do të angazhohet maksimalisht në gjetjen e moduleve dhe projekteve zhvillimore të cilat do të kontribuonin në punësimin e të rinjëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Duke u shprehur i vetëdijshëm se sa të rëndësishme janë organizimet e tilla në vendin tonë, z. Makolli premtoj se programe të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe e gjitha kjo për t’ju mundësuar të rinjëve tanë qasjen më të lehtë në tregun e punës, fitimin e vendit të punës apo zhvillimin e tyre në përgjithësi.

Pjesëmarrës në këtë event rrjetëzimi ishin përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues të bizneseve private dhe rrjeteve të tjera biznesore që veprojnë në Kosovë.