The importance of inter-institutional cooperation in tackling undeclared work

Undeclared work is widespread in Kosovo. According to recent surveys, almost half of the workers do not have work contracts or do not declare their incomes fully or partially, and as a result do not benefit from the legal protection and the advantages that a formal job provides. Undeclared work is a complex phenomenon that is influenced by the interaction of multiple economic, social, institutional and cultural factors. As such, addressing its causes and consequences requires a balanced, comprehensive and coordinated approach.

The Labour Inspectorate is the key government agency mandated with monitoring the implementation of legislation on undeclared work. However, it needs to work in wider cooperation and partnerships with other relevant institutions if it is to be effective and maximise its impact. This requires greater integration of strategic objectives and targets, improved coordination at the operational level and regular exchange of data, information and intelligence – all of which can lead to better targeted efforts and improved results in tackling undeclared work.

In this context, during the month of April, the project team has facilitated a working meeting between the heads of the Labour Inspectorate and the Kosovo Tax Administration, with the objective of paving the way for a more structured cooperation. Following the interest and the commitment expressed at this meeting, a visit of Labour Inspectorate officials at the premises of the Tax Administration, as well as a joint workshop were organized with the aim of exchanging knowledge, information and discussing a possible formal cooperation agreement. Such cooperation will help develop a deeper understanding of the manifestations of undeclared work, improve the development, implementation, monitoring, and evaluation of existing measures and integrate existing institutional efforts to reach the ultimate objective of formalizing undeclared work and improving the employment conditions of all workers in Kosovo. The project will continue to support the Labour Inspectorate and Tax Administration officials in the next steps needed to formalize a cooperation agreement.

 

Shqip

Rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për trajtimin e punës së padeklaruar

Puna e padeklaruar është e përhapur gjerësisht në Kosovë. Sipas anketave të kohëve të fundit, pothuajse gjysma e punëtorëve nuk kanë kontrata pune ose nuk i deklarojnë të hyrat e tyre plotësisht ose pjesërisht, dhe si rezultat nuk përfitojnë nga mbrojtja ligjore dhe avantazhet që ofron puna formale. Puna e padeklaruar është fenomen kompleks që ndikohet nga ndërveprimi i faktorëve të shumtë ekonomikë, socialë, institucionalë dhe kulturorë. Andaj, adresimi i shkaqeve dhe pasojave të saj kërkon një qasje të ekuilibruar, gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar.

Inspektorati i Punës është agjencia kyçe qeveritare e mandatuar me monitorimin e zbatimit të legjislacionit për punën e padeklaruar. Gjithsesi, që të jetë efektiv dhe të maksimizojë ndikimin e tij, Inspektoratit i duhet të punojë përmes bashkëpunimeve dhe partneriteteve më të gjera me institucionet e tjera relevante. Kjo kërkon integrim më të madh të objektivave dhe caqeve strategjike, koordinim të përmirësuar në nivelin operativ dhe shkëmbim të rregullt të të dhënave, informacionit dhe inteligjencës – të gjitha këto mund të çojnë në përpjekje të targetuara më mirë dhe përmirësim të rezultateve në trajtimin e punës së padeklaruar.

Në këtë kontekst, gjatë muajit prill, ekipi i projektit lehtësoi një takim pune midis udhëheqësve të Inspektoratit të Punës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, me qëllim të hapjes së rrugës për bashkëpunim më të strukturuar. Në vijim të interesit dhe përkushtimit të shprehur në këtë takim, u organizua një vizitë e zyrtarëve të Inspektoratit të Punës në ambientet e Administratës Tatimore, si dhe një punëtori e përbashkët me qëllim shkëmbimin e njohurive dhe informacionit, dhe diskutimin e një marrëveshjeje të mundshme formale të bashkëpunimit. Bashkëpunimi i tillë do të ndihmojë për zhvillimin e të kuptuarit më të thellë të manifestimeve të punës së padeklaruar, për përmirësimin e zhvillimit, zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit të masave ekzistuese, si dhe për integrimin e përpjekjeve ekzistuese institucionale për të arritur objektivin përfundimtar për formalizim të punës së padeklaruar dhe përmirësim të kushteve të punësimit të të gjithë punëtorëve në Kosovë. Projekti do të vazhdojë t’i mbështesë zyrtarët e Inspektoratit të Punës dhe Administratës Tatimore në hapat e ardhshëm të nevojshëm për formalizimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi.

 

Srpski

Značaj međuinstitucionalne saradnje u rešavanju problema neprijavljenog rada

Problem neprijavljenog rada je široko rasprostranjen na Kosovu. Prema poslednjim ispitivanjima, skoro polovina radnika nema ugovor o radu ili ne prijavljuje svoje prihode u celosti ili delimično, zbog čega nema koristi od zakonske zaštite i prednosti koje formalno zaposlenje pruža. Neprijavljeni rad je složena pojava na koju utiče sadejstvo više ekonomskih, društvenih, institucionalnih i kulturnih faktora. Zbog toga, za rešavanje njegovih uzroka i posledica potreban je uravnotežen, sveobuhvatan i koordinisan pristup.

Inspektorat rada je ključna vladina agencija sa zadatkom da prati primenu zakona o neprijavljenom radu. Međutim, mora da radi u široj saradnji i partnerstvu sa drugim relevantnim institucijama da bi bio delotvoran i svoj uticaj povećao na maksimum. Za to je potrebna veća integracija strateških ciljeva, bolja koordinacija na operativnom nivou i redovna razmena podataka, informacija i obaveštajnih podataka – što sve može da dovede do ciljanijih napora i boljih rezultata u rešavanju problema neprijavljenog rada.

U tom kontekstu, tokom meseca aprila, projektni tim je omogućio održavanje radnog sastanka između čelnika Inspektorata rada i Poreske uprave Kosova, sa ciljem da se poploča put za strukturisaniju saradnju. Zbog pokazanog interesovanja i ispoljene posvećenosti na tom sastanku, organizovana je poseta službenika Inspektorata rada prostorijama Poreske uprave, kao i zajednička radionica sa ciljem da se razmene znanje, informacije i razgovara o mogućem zvaničnom sporazumu o saradnji. Takva saradnja će pomoći da se razvije dublje razumevanje problema neprijavljenog rada, unapredi rad na osmišljavanju, primeni, praćenju i ocenjivanju postojećih mera i integrišu postojeći institucionalni napori da bi se dostigao krajnji cilj formalizacije neprijavljenog rada i unapređenja uslova rada za sve radnike na Kosovu. Projekat će nastaviti da podržava službenike Inspektorata rada i Poreske uprave u naprednim koracima koji su potrebni za formalizaciju sporazuma o saradnji.