Kosova i bashkëngjitet fushatës vetëdijësuese të BE-së për menaxhimin e substancave të rrezikshme në vendet e punës

Substancat e rrezikshme janë fokusi i fushatës së këtij viti të organizuar nga Agjencia Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (EU-OSHA). Kjo fushatë zhvillohet në kuadër të fushatave të shëndetshme të vendeve të punës të organizuara nga EU-OSHA në bashkëpunim me Shtetet Anëtare dhe Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Qëllimi i kësaj fushate është ndërgjegjësimi dhe promovimi i një kulturë të parandalimit në vendet e punës në të gjithë BE-në,.

Z. Luigi Brusa, Shefi i Seksionit të Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, theksoi rëndësinë e shëndetit dhe sigurisë në punë, duke theksuar se korniza legjislative e Kosovës për shëndetin dhe sigurinë në punë duhet të zbatohet. “Masat e mira që janë parashikuar në legjislacionin në fuqi duhet të zbatohen”, tha Brusa. Ai shprehu lumturinë e tij me reformat e bëra në Inspektoratin e Punës, duke përfshirë emërimin e ri të ushtruesit të detyrës së kryeinspektorit në Inspektoratin e Punës.

Nga ana tjetër, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, vuri në dukje se të gjithë aktorët duhet të angazhohen në mënyrë aktive për të përmirësuar sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. “Kosova ka bërë veprime konkrete në lidhje me shkallën e lartë të papunësisë, duke përfshirë sigurinë dhe shëndetin në punë”, tha zoti Reçica. Ai theksoi se Ligji i ri i Punës është hartuar në përputhje të plotë me rregulloret e BE dhe, siç tha ai, ky ligj i ri do të ofrojë avantazhe shtesë për shëndetin dhe sigurinë në punë.

Ai vuri në dukje fushatën e fundit të inspektimit vendpunishtet në Prishtinë, kur u pezulluan mbi 100 vendpunishte për shkak të moszbatimit të masave të sigurisë dhe shëndetit.

Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së shefit të Inspektoratit të Punës, Valon Leci, theksoi se të gjithë mund të kontribuojnë në zbatimin e masave shëndetësore dhe të sigurisë, duke përfshirë sindikatat, institucionet etj. Ai theksoi se Inspektorati i Punës kurrë nuk i shpërfill këto çështje, duke vënë në dukje se Inspektorati i Punës këtë vit është veçanërisht i fokusuar në sektorin e ndërtimit dhe masat e parandalimit të rreziqeve në vendet e ndërtimit. Ai tha se trendi i aksidenteve fatale në ndërtimtari ka shënuar një ulje, këtë vit.

Këtë vit, si pjesë e fushatës, Kosova po organizon edhe konkursin e saj të parë të Praktikës së Mirë. Thirrja për Aplikim për këtë konkurs është e hapur deri më 20 Shtator, ndërsa format e aplikimit dhe informacioni do të publikohen në faqen e internetit të Inspektoratit të Punës.

Partnerët socialë në Fushata e Shëndetshme e Punës janë gjithashtu Oda Ekonomike e Kosovës dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura.