KONKURSI I ÇMIMIT TË PRAKTIKAVE TË MIRA 2019

Fushatat e Vendeve të Shëndetshme të Punës organizohen nga Agjencia Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (BE-ASSHP) në bashkëpunim me Shtetet Anëtare dhe Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Çdo fushatë përmban një Konkurs të Çmimit të Praktikave të Mira të Vendeve të Shëndetshme të Punës, përmes të cilit vlerësohen kontributet e shquara dhe inovative për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, si dhe frymëzohen kompani të tjera që të përmirësojnë kushtet e punës dhe të rrisin aftësitë për punë të punëtorëve të tyre.

Në vitin 2019, Kosova po organizon konkursin e vet të parë të Çmimit të Praktikës së Mirë. Inspektorati i Punës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me partnerët socialë, po kërkojnë kompani që kanë treguar përkushtim të fortë në menaxhimin e faktorëve të riskut në vendin e punës. Për të lehtësuar procesin e përzgjedhjes së kompanive të çmimit të praktikave të mira, ekipi i asistencës teknike të projektit të financuar nga BE-ja “Mbështetja e Inspektoratit të Punës për Luftën Kundër Punës së Padeklaruar” (KONTRATA NR. 2018/397-845) do të mbështesë pikën nacionale të fokusit të BE-ASSHP në Kosovë, e cila është Inspektorati i Punës.

Procedura e aplikimit dhe përzgjedhjes – Hap pas hapi
Forma e aplikimit

“This website has been produced with the assistance of the European Union. The contents of this website can in no way be taken to reflect the views of the European Union.”