Në Prishtinë u mbajte seminar mbi sigurinë dhe shëndetin në punë

Në kuadër të fushatës #EUhealthyworkplaces, inspektorët e punës dhe profesionistë të sigurisë në punë dhe komunitetit shëndetësor u mblodhën në Prishtinë të Mërkurën për të diskutuar rreth shembujve të praktikës së mirë për të përmirësuar mjedisin e punës dhe menaxhimin e substancave të rrezikshme.

Ushtruesi i detyrës së Kryeinspektorit të Punës, Valon Leci, hapi punëtorinë. Ai theksoi rëndësinë e SSHP në vendet e punës dhe u bëri thirrje kompanive të aplikojnë në konkursin e Praktikës së Mirë.

Si pjesë e kësaj fushate, Kosova po organizon edhe konkursin e saj të parë kombëtar për  Cmimin e Praktikës së Mirë. Thirrja për aplikim është e hapur deri më 20 shtator, dhe format e aplikacionit dhe informacioni janë të publikuara në faqen e internetit të Inspektoratit të Punës.

Përveç shembujve për të përmirësuar mjedisin e punës, punëtoria nxori në pah edhe aspektet praktike të aplikimit për konkursin e Praktikës së Mirë!

Në kuadër të fushatës, e cila u fillua në qershor 2019, deri më tani projekti ka lehtësuar katër punëtori, të cilat u zhvilluan në tërë Kosovën