Ministri Arban Abrashi vizitoi Skenderajin

Sot, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, mori pjesë në një takim me qytetarë të Skenderajt, takim ky që u zhvillua me iniciativën e deputetes së zonës, Ganimete Musliu. Në takim pati pyetje të shumta nga qytetarët e Skenderajt për çështje që i preokupojnë ata, si për ngritjen e ndihmës sociale, për banimin social me theks te familjet e dëshmorëve, për pensionet për dëshmorë, për aftësimin profesional, etj. Takimi u zhvillua në Qendrën Rinore Publike të qytetit, me ~rast ministri u njoftua me të rinj dhe nxënës të shkollës profesionale “Qendra e Kompetences – Skenderaj”, të cilët i nxiti të shkollohen sa më shumë në këtë drejtim sepse Kosova gjithnjë e më shumë do të ketë nevojë për profesionistë të fushave dhe rrjedhimisht mundësitë për punësim do të jenë më të larta. Në fund Qendra Rinore në Skenderaj dhe deputetja Ganimete Musliu e nderuan ministrin, Arban Abrashi, me një “Falënderim për bashkëpunim në projektin ‘Qendra dhe Deputeti/ja”, për çka ministri ishte shumë mirënjohës.