Publikimet
Lajmet › Publikimi i lajmeve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Amnesty International me seli në Londër, i prirë nga Sian Jones.

Në këtë takim u diskutua lidhur me raportin për viktimat e dhunës seksuale, të nxjerrë nga Amnesty International, konkretisht nga hulumtuesit për rajonin e Ballkanit, raport që do të publikohet nesër në Prishtinë.



Është mbajtur konferenca mbi “Qëndrueshmërinë dhe Implementimin e Legjislacionit të Harmonizuar për Siguri dhe Shëndet në Punë”, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian, implementuar nga Archidata, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në konferencë mori pjesë ministri i MPMS-së, Skender Reçica, i cili falënderoi Zyrën e Bashkimit Evropian për mbështetje të vazhdueshme duke thënë se siguria dhe shëndeti në punë janë bazat e një mirëqenie sociale të punonjësve dhe familjarëve të tyre dhe këtë e fuqizon edhe më shumë përkrahja legjislative, duke marrë praktikat më të mira, gjegjësisht, harmonizimin e legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së.



Është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Ekonomiko Social (KES) gjatë së cilës është bërë miratimi i vendimeve të Komisioneve Profesionale të KES me emrat e rinj të propozuar nga partnerët.



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica mori sot pjesë në hapjen e Panairit të Punës në Mitrovicë, panair ky i organizuar nga Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale - Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe me mbështetje nga GIZ-i Gjerman.



Në vizitën e tij në Turqi, sot Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica takoi Prefektin e Qytetit të Bursës, Izettin Küçük dhe Kryetarin e Bashkisë së Bursës, Alinur Aktash. Ministri u prit miqësisht nga zyrtarët më të lartë të këtij qyteti, i cili ishte një ndër qytetet industrialisht më të zhvilluara në Republikën e Turqisë. 



Në vazhdën e  vizitës së tij në Turqi,  Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale,  Skender Reçica i shoqëruar edhe nga Ambasadori i Kosovës në Ankara,  Avni Spahiu, takoi Ministren e Familjes dhe Politikave Sociale të Republikës së Turqisë, Fatma Betyl Saja Kaja. Temë diskutimi ishte shkëmbimi i përvojave të të dyja shteteve në fushën  e shërbimeve dhe skemave sociale.



Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, mori sot pjesë në tryezën për “Rolin e sektorit të shëndetësisë në zhvillimin inkluziv dhe të qëndrueshëm”, të organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, zyra në Prishtinë.


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica po qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë. Në ditën e parë të vizitës, ministri Reçica ka takuar ministren e Punës dhe Sigurimeve Sociale, znj. Zhylide Sarieroglu. Ministri Reçica falënderoi znj. Sarieroglu për mbështetjen e Republikës së Turqisë dhënë Republikës së Kosovës, si në aspektin e njohjes së shtetit të Kosovës, po ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të saj. Znj. Sarieroglu i dëshiroi mirëseardhje ministrit Reçica dhe njëkohësisht e uroi për pozitën e tij si ministër, duke shprehur gatishmërinë e dikasterit që ajo udhëheq për bashkëpunim dhe mbështetje.



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica  priti sot në një takim përfaqësues të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtarë(FMN), të kryesuar nga Stephanie Eble, shefe e misionit për Kosovë dhe Ruud Vermeulen, përfaqësues rezident për Kosovën. Ministri Reçica dhe përfaqësues të FMN-së diskutuan rreth reformave të nevojshme për veteranët e luftës, si dhe për plotësim ndryshimet që duhet të bëhen në Ligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, të vitit 2014.



Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli mori sot pjesë në konferencën, “Drejt një sistemi më të fortë shëndetësor lokal për të përkrahur mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijës”. Ky projekt  është organizim i përbashkët i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  dhe Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.


Page 1 of 68First   Previous   [1]  2  3  4  5  6  7  8  9  10  Next   Last