Publikimet
Lajmet

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica sot udhëton për në Belgjikë, ku nesër do të nënshkruhet marrëveshja për Sigurime Sociale mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës. Ministri Reçica do të nënshkruajë marrëveshjen me Maggie De Block, ministre e Punëve Sociale dhe Shëndetit Publik.


Mitrovicë, më 16 shkurt 2018

Është përuruar objekti i banimit social në Stantërg të Mitrovicës i cili do të shërbejë për 17 familje me kushte të rënda sociale. Objekti është financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe kap shumën prej 294 mijë euro, ndërkaq Komuna e Mitrovicës ka ndarë parcelën dhe do të bëjë shpërndarjen e këtyre banesave për 17 familje.



Nën drejtimin e zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, sot është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndetin në Punë. Në këtë takim u pa e nevojshme që të identifikohen detyrat konkrete brenda këtij viti me të cilat do të ballafaqohet Këshilli.

FTESË PËR MEDIE

shkurt 15, 2018 15:08

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot (e premte) më 16 shkurt 2018, do të bëjë përurimin e objektit për banim social për 17 familje, në lagjen Trepça (Stan Tërg), Mitrovicë.

Në ora 11:30, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënshkruajnë Marrëveshjen e Mirëkuptimit në objektin e Komunës së Mitrovicës (vetëm pamje).

Ndërsa përurimi i objektit në Stan Tërg bëhet në ora 12:00.

Në ceremoni do të marrë pjesë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri.

Të gjitha mediet janë të ftuara të përcjellin aktivitetin e ministrit, Skender Reçica.

Me respekt



Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, raportoi sot para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione,  rreth plotësim-ndryshimit të Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti, i cili tashmë  është dërguar për miratim në Qeverinë e Kosovës. 


Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, nënshkruan sot marrëveshje për zgjerimin e programeve aktive të tregut të punës respektivisht, vetëpunësimit, subvencionimit në punësim dhe trajnimit në punë, për të ofruar mundësi punësimi të qëndrueshëm në Kosovë. 



Administrata Pensionale e Kosovës, Zyra Regjionale e Pensioneve - Prishtinë, si njësi administrative në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale :

                                    NJOFTON

Të gjithë pensionistët se duke filluar nga dita e hënë, 12 Shkurt 2018, Zyra e Regjionale e Pensioneve - Prishtinë do të zhvendoset në objektin e ish-bankës së Lubjanës (ish-OSBE) në rrugën Fehmi Agani në Prishtinë.

Të gjitha shërbimet të cilat deri më tani janë kryer nga Zyra Regjionale e Pensioneve- Prishtinë në objektin qendror të MPMS-së në rrugën “UÇK” nga tani e tutje do të ofrohen në objektin e ish-bankës së Lubjanës (ish-OSBE).

Për çdo informacion kontaktoni në numrin e telefonit: 038 213 268



Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me mbështetje të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) ka bërë certifikimin e 164 punëkërkuesve të rinj të cilët kanë ndjekur Trajnimin për programet e ndërmarrësisë dhe vetëpunësimit. Në Ceremoninë e Certifikimit të tri Programeve të Vetëpunësimit të financuara nga MPMS dhe GIZ, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica tha se sot po kurorëzohet një angazhim i përbashkët drejt hapjes së perspektivës për të rinjtë në Kosovë. 



Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ҫerkin Dukolli mori pjesë në konferencën e parë rajonale,“Ekonomia e Fshehur” në mbajtur në Shkup të Maqedonisë, konferencë kjo e organizuar nga Qendra për Hulumtim dhe Politikbërje (Maqedoni), Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (Shqipëri) dhe Demokracia për Zhvillim (Kosovë).


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka reaguar pas vdekjes së punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), në vendin e tij të punës.

“Me keqardhje e pranova lajmin për vdekjen e punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, në vendin e tij të punës. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit”, ka thënë ministri Reçica.

Ministri tha se organet kompetente do ta kryejnë punën e tyre për të sqaruar rrethanat e vdekjes së punëtorit të KEK-ut.


Page 1 of 50First   Previous   [1]  2  3  4  5  6  7  8  9  10  Next   Last