Publikimet
Departmentet › Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm › Divizioni i Prokurimit
Divizioni i Prokurimit

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të
Prokurimit janë:

1.1. Përgatitë, koordinon dhe zbaton planin vjetor të ministrisë në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi;

1.2. Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit;

1.3. Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve;

1.4. Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave.

2. Udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit i raporton Sekretarit të Përgjithshëm.

3. Numri i të punësuarve në Divizion për Prokurim është gjashtë.