Departmentet › Divizioni i për Çështje të Trashëgimisë së Trup...
Divizioni i për Çështje të Trashëgimisë së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK)

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Çështje të Trashëgimisë së TMK-së janë:

1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/ strategjive dhe/apo legjislacionit për risistemimin e ish pjesëtarëve të TMK-së;

1.2. Trajton çështjet që ndërlidhen me trashëgiminë materiale dhe jo-materiale të TMK-së dhe harton raporte periodike;

1.3. Informon ish-pjesëtarët e TMK-së, për të drejtat e tyre në kompensim, risistemim dhe mbështetje të tjera materiale dhe jo materiale në pajtim me legjislacionin dhe dokumentet e politikave qeveritare në fuqi;

1.4 Ofron ndihmë për ish pjesëtarët e TMK-së për çështjet e punësimit, në institucionet qendrore dhe lokale, kompanitë publike dhe sektorin privat;

1.5. Mirëmban dhe përditëson bazën e të dhënave për ish-pjesëtarët e TMK-së;

1.6. Bashkëpunon me institucionet relevante për avancimin e pozitës së ish pjesëtarëve të TMK-së;

2. Udhëheqësi i Divizionit për Çështje të Trashëgimisë së TMK-së raporton tek Ministri i MPMS-së.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Çështje të Trashëgimisë së TMK-së është katër (4).