Publikimet
Departmentet › Divizioni i Auditimit të Brendshëm
Divizioni për Auditim të Brendshëm

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizioni së Auditimit të Brendshëm janë:

1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive/apo legjislacionit për risistemimine ish pjesëtarëve të TMK-së;

1.2. Siguron përgatitjen me kohë të propozim-planit strategjik të auditimit në bazë të vlerësimit të rrezikut;

1.3. Organizon, kryen dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet të auditimit të brendshëm dhe dorëzon rezultatet e auditimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi;

1.4. Përgatitë dhe dorëzon raportet tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit;

1.5. Përgatitë dhe zbaton programin e sigurisë së cilësisë për vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të funksionit të auditimit të brendshëm;

1.6. Raporton menjëherë te menaxhmenti i lartë dhe Komiteti i Auditimit, për çdo indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit, ofron propozime për përmirësimin e gjendjes si dhe, nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërmerr veprime të duhura, njofton autoritetet tjera
kompetente.

2. Udhëheqësi i Divizionit të Auditimit të Brendshëm raporton tek ministri.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Auditimit të Brendshëm është katër.